Ndryshimi i çmimit për produktet bujqësore nga njëri qytet në tjetrin vjen si pasojë e tregtarëve të cilët abuzojnë. Kështu u shpreh Arian Jaupllari, zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili komentoi deklaratën e deputetit Erion Braçe sa i takon ndryshimit të çmimit të domateve në Divjakë dhe Tiranë.
I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Jaupllari tha se kjo lidhet me probleme të tregut dhe se nuk janë vetëm probleme të ministrisë së Bujqësisë. Më tej shtoi se duhet të përcaktohet një marzh tregtimi në mënyrë që mos të ketë abuzime të tilla.
“Unë kam parë një reagim të Braces, që thotë kam par domaten 30 lekë këtu, 90 lekë në Tiranë. Këto janë probleme të tregut, nuk janë vetëm probleme të ministrisë së Bujqësisë. Janë probleme të gjithë shoqërisë dhe të gjithë atyre njerëzve që abuzojnë, Këto janë probleme që i gjithë ky zinxhir të përcaktohet me një marzh tregtimi”- u shpreh Jaupllari.
- Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit në Tiranë, ngrihen në protestë qytetarët
- Pamje nga martesa përrallore e vajzës së Tom Doshit me biznesmenin e njohur,…
- Në një film bashkë, nuk ua merr mendja për rolet që do kenë…
- Në kontradiktë me veten, publikohen 2 deklaratat e kundërta të Kiarës (Video virale)
- Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shfaqen bashkë në Kosovë, këngëtari i bën partneres…