Pak para se të përfundonte spektakli i së shtunës së “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani u tha banorëve që do të realizojnë provën siameze. Fillimisht atyre u tha se çifti që do fitonte, do të kishte një avantazh në lojë.
Por kur banorët u ndanë në çifte në mënyrë rastësore, u duk se ato nuk ishin dhe aq shumë dakord me këtë avantazh. Për këtë arsye Vëllai i Madh mori një tjetër vendim, duke u thënë se nëse do e çonin deri në fund këtë sfidë, do i shtohej 20 mijë euro çmimit të madh.
Madje moderatorja e dashur për publikun u komunikoi banorëve se çmimi i madh prej 100 mijë euro kishte rënë në 48 mijë euro. Arbana u tha gjithashtu banorëve se do të qëndronin ashtu deri të martën.
Por mesa duket Vëllai i Madh ka parë se banorët janë përkushtuar shumë për këtë provë dhe ka vendosur që t’i lërë të lirë që sot. Në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një zarf i bardhë, ku thuhet se ata ia arritën qëllimit që të shtonin 20 mijë euroshin.
“Banorë, Vëllai i Madh vlerëson impenjimin tuaj për provën siameze dhe vështirësinë e kësaj prove. Dhe për këtë arsye konsideron të realizuar me sukses që sot. Nga ky moment mund t’i hiqni bluzat. Urime, sapo i shtuat 20 mijë euro çmimit të madh”, shkruhej në zarfin e bardhë..shqip-lajme.c