Çmimi lartë i bulmeteve, ja lajmi i mirë që japin tregtarët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Çmimi i një kilogrami djathi të bardhë ka barazuar mishin, ndërsa tregtarët shprehen se njerëzit sërish nuk po sakrifikojnë për cilësinë.

“Çmimet nuk ndalen prej një viti e gjysmë të paktën me 250 lek/kg. Unë e marr qumështin prej grumbulluesve me ata kam punë dhe më thonë që janë rritur kostot e prandaj janë detyruar ta rrisin. Për djathin kaçkavall, çmimi ka shkuar edhe më i lartë se i mishit”

Por, sipas tregtarëve ka ende dritë në fund të tunelit, ndërsa ka sinjale për ulje çmimi në të ardhmen.

“Së fundmi na kanë thënë që do të ketë një ulje në fakt”, thonë ata.

Që pas kapërcimit që pësoi gjatë pandemisë çmimi i qumështit ka qëndruar relativisht i pa ndryshuar.

Por, grumbulluesit tashmë kërkojnë një çmim më të ulët nga fermerët gjë që po afekton shumicën e tyre. Për dy ditë fermerët protestuan në lidhje më këtë fakt, ndërsa akuzojnë grumbulluesit se kanë fiksuar çmimin e blerjes së qumështit qëllimisht më ulët. Ekspertët mendojnë se tregu i bulmetit është i pastrukturuar dhe sjell norma të larta fitimi për tregtarët në kurriz të konsumatorëve

Katër kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend janë vënë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës për shtrembërimin e konkurrencës në treg dhe fiksimin e çmimeve, ndërsa edhe më herët industria ka qenë shënjestër e këtyre hetimeve.

Scroll to Top