Çmontohet grupi kriminal, përfundojnë në pranga tre shqiptarë

Editor
1 Min Read

Tre të rinj nga moshat 23-28 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, si pjesë e një grupi të ashtuquajtur “Banda Rolex”, të cilët ishin të të përfshirë në grabitje të ndryshme.about:blank

Të rinjtë u arrestuan në ekzekutim të një urdhri sigurie të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Triestes për pjesëmarrje në disa prej grabitjeve të kryera nga banda, veçanërisht ato të kryera më 23 dhjetor 2021, 4 dhe 5 shkurt 2022.

Të tre masat u ekzekutuan në orët e para të 21 nëntorit në bashkëpunim me Skuadrat Fluturuese Pistoia, Monza dhe Brianza dhe gjithashtu bënë të mundur sekuestrimin e materialit të konsideruar të dobishëm për hetimet, shkruajnë mediat italiane.

Në të njëjtin operacion, nga delegacioni i Prokurorisë Publike të Triestes, u kryen kontrolle në shtëpi edhe ndaj dy personave të tjerë, po shtetas shqiptarë, njëri banues në provincën e Monzas dhe Brianzas dhe tjetri në Trieste, të akuzuar për vjedhjen e disa orave të çmuara. Gjithashtu janë sekuestruar disa aparate celularë.

Kujtojmë se nga kjo bandë janë arrestuar më 16 maj edhe pesë persona të tjerë: një shtetas italian, një shtetas zviceran dhe tre shqiptarë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *