Cristiano Ronaldo ‘çmend’ Instagramin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Firma me Cristiano Ronaldon ka rritur në mënyrë të frikshme impaktin e Al Nassr në botën e futbollit. Zyrtarizimi i 37-vjeçarin në fundin e vitit 2022 ka befasuar jo pak botën, teksa simpatia për klubin nga Arabia Saudite ka pësuar një shndërrim kolosal. Impakti i Ronaldos jo vetëm ka rritur në bursë vlerën e klubit, por edhe interesin e saj në rrjetet sociale.

Faqja në “Instagram” e klubit të Al Nassr ndiqej nga 931 mijë persona përpara se të zyrtarizonte Ronaldon, një shifër që sigurisht u shumëfishua brenda pak kohe. Tashmë faqja zyrtare e Al Nassr ndiqet nga më shumë se 3.4 milionë ndjekës, me numrin që natyrisht vijon të rritet me shifra të frikshme.

Edhe postimi ku shfaqet Ronaldo me presidentin e klubit ka pasur një impakt të madh në rrjet. Fotografia ka marrë mbi 23 milionë Like dhe shumë komente, thuajse 7-fishi i numrit që ndjekin faqen e klubit arab në Instagram. Shifra të çmendura ashtu siç edhe paga monstruoze e Ronaldos që do të jetë në Arabinë Saudite për të paktën deri në vitin 2030.

Klan News

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top