Çudit fermeri! I vë kalit emrin e banorit të Big-Brother! Ja si quhet?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bagëti e Bujqësi kësaj herë u ndal në një fshat të mrekullueshëm.

Fshati Vithkuq i Korçës dikur ka pas mbi 250 shtëpi, ndërsa sot vetëm 120 familje jetojnë të ndara në tre lagje. Në Vithkuq banorët besnik janë ata të moshuarit që janë lindur e rritur aty këta njerëz jo vetëm që kanë dashuri të madhe për fshatin por edhe për kafshët. Madje ata besojnë në besëtytni për këtë arsye kuajve i vendosin një medaljon në ballë që mos ti marrin mësysh. Madje u vendosin dhe emër kafshëve e kësaj herë ky kalë 15-vjeçar mban emrin e ish-banorit të BBV.

Gazetarja: Fshati Vithkuq, është shumë i pasur me ujë, mendohet që ai ka mbi 100 kroje dhe për këtë arsye në fshat ka disa çezme të cilat u shërbejnë banorëve dhe kafshëve.

“Ky është kali im është 15 vjeç është i zgjuar, i urtë dhe besnik. E ka emrin Bjordi e pëlqeja shumë atë djalin e Big Brotherit dhe ia vendosa kalit se është i dashur si ai. Madje i kam vënë dhe një medalje në ballë se marrin mësysh këta banorët e fshatit. Kalin do ta mbaj sa të kem jetën”, shprehet banori i zonës

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top