“Çunat e Londrës” drejt riatdhesimit në atdhe, ja marrëveshja

Jil
Jil
2 Min Read

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Londër është takuar me Lordin Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë, Alex Chalk me të cilin ka ka zyrtarizuar, fillimin e implementimit të marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar nga Britania e Madhe për në Shqipëri.about:blank

Zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë në një komunikatë të shpërndarë për mediat bën me dije se “marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona”.


“Qëllimi kryesor i marrëveshjes është rehabilitimi social i të dënuarve shqiptarë në Britani, duke i krijuar mundësinë e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në atdhe, pranë nënave, fëmijëve, bashkëshorteve dhe familjeve të tyre. Marrëveshja do të jetë me 0 kosto financiare për shtetin shqiptar, pasi pala britanike mbulon shpenzimet për çdo ditë që të dënuarit do të vuajnë në burgjet tona.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të përfitojnë mbështetje logjistike dhe grante, që do të investohen për fuqizimin e kapaciteteve në sistemin tonë penitenciar. Në procesin e transferimit do të kenë prioritet ata që japin pëlqimin e tyre për t’u kthyer, me përjashtim të rasteve kur në vendimet e gjykatës britanike parashikohet deportimi i tyre nga Mbretëria e Bashkuar”,  bën me dije zyra e shtypit të ministrisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *