
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Dafina me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të këmbëve të vogla të të porsalindurit, duke e shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, por shumë emocional, që nënkupton fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj.
Interpretuesja e hitit “Amazing Girl” ka qenë muajve të fundit shpesh në fokusin e mediave rozë, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për shtatzëninë e saj të përmbushur dhe të shëndetshme.
Ajo është komentuar gjerësisht për paraqitjet e saj skenike gjatë pritjes së ëmbël – duke performuar në koncerte dhe diskoteka deri në muajt e fundit të shtatzënisë, gjithmonë me energji, stil dhe elegancë.
Lindja e Daskanit shënon një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e artistes, e cila prej vitesh është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Urimet për çiftin dhe vogëlushin e tyre kanë vërshuar nga fansat, kolegët dhe figura të njohura publike.
Një fillim i ri për Dafinën – këtë herë, si nënë, përveçse si artiste.