Dalin fotot/ Viktima dhe autorja, kjo është motra që vrau motrën

Jil
Jil
1 Min Read

Vrasje në Tiranë. Pas një debati në familje motra ka vrarë motrën me thikë. Viktima është Amanda Pushani 37-vjeçe. Autore e dyshuar e arrestuar është Marsela Pushani 40-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në rrugën “Hajdar Hidri”.

Dalin fotot/ Viktima dhe autorja, kjo është motra që vrau

VIKTIMA, AMANDA PUSHANI DHE AUTORJA MARSELA PUSHANI

Familjarët, policia thotë se kanë njoftuar dje rreth orës 11:40 se 37-vjeçarja vdiq për shkaqe natyrale.

Por policia nisi hetimet pas dyshimeve që kishte dhe nga autopsia zbuloi se Amanda Pushani kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.about:blank

U arrestua motra Marsela Pushani banuese në Tiranë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet rezultoi se ditën e djeshme gjatë një konflikti 40-vjeçarja ka goditur me thikë motrën e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.about:blank

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *