Dalin mesazhet në “WhatsApp” me Kiarën! Miqtë e Efit zbulojnë si qëndron e vërteta

Jil
Jil
3 Min Read

Efi dhe Kiara e nisën lojën e “Big Brother” si dy mikesha, por e mbyllën këtë kapitull më të distancuara se kurrë.

Debatet e përsëritura mes tyre, na lanë të gjithë të kuptojmë se mes tyre nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia që kishin.

Ato kanë diskutuar sërish në spektaklin e fundit në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.

Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale “WhatsApp”.

Në atë momenti Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave por vetëm në telefon.

Nga ana tjetër dy javë më parë, pas diskutimit të parë mes vajzave miqtë e Efit publikuan vetë bisedën duke bërë “screenshoot” nga telefoni i saj.

Kiara Tito foli për herë të parë pas eliminimit për herë të dytë nga “Big Brother Vip Albania”.

Pasi mbërriti në studio, Arbana e pyeti Kiarën në lidhje me vazhdimësinë e lojës dhe zgjedhjen e dy finalistëve të parë, Luizi dhe Efi.

Pavarësisht sulmeve të shpeshta nga ish-mikesha e saj që vazhdimisht e ka cilësuar mashtruese, Kiara e vlerësoi Efin për atë që ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe menaxhimin e mirë të situatës në raport me Luizin dhe popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.

“Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit.

Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale”, u shpreh Kiara Tito.

Ndërkohë, Arbër Hajdari u shpreh: “U them banorëve të kenë fat dhe jetë të lumtur.

Në këtë pikë të lojës, publiku ka qenë më kurioz të shohë përballjen e Luizit dhe Efit.

Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin.

Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim.

Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë”.

Por, Kiara tha: “Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është finalist”.

Shiko foton:

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *