Deamishel dhe Efi debatojnë ashpër me njëra-tjetrën

Jil
Jil
2 Min Read

Kur ka mbetur një muaj deri në përfundim të Big Brother VIP Albania, banorët po krijojnë debate dhe situate të shumta me njëri-tjetrin.

Pasi Efi u sqarua dhe arriti të pajtohej me Kiarën dhe Luizin, ajo ka nisur një debat të fortë me Deamishel.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka një hatëmbetje me Deamishel pasi ishte ajo që nxori në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin që rezultoi në eliminimin e kësaj të fundit.

Debati I radhës mes dy vajzave ndodhi pas pajtimit të Efit me Luizin dhe sipas Deamishel ky pajtim i tyre bëri asaj t’i rikthehej ‘fuqia’.

“Të erdhi goja tani që u pajtove me Luizin”, iu drejtua Deamishel.

Kjo nxiti Efin që të reagonte duke thënë se situate me Luizin ka ndikuar emocionalisht tek ajo, por që gjithmonë ka përkrahjen e këngëtarit shkodran.

Mbështetjen e Luizit për ikjen tënde e kisha edhe në atë moment sido që ishin marrëdhëniet tona dhe sido që të jenë ai kur është puna për të të nxjerr ty e kam  mbështetjen e tij gjithmonë, mua më erdhi goja sepse isha emoconalisht shumë keq”, u shpreh Efi.

Ndryshe, kujtojmë që Efi bashkë me Kiarën, Bledin dhe Ronaldon ishin katër banorët që u rikthyen në BBVA për të vazhduar garën për çmimin e madh.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *