I gjithë vendi ynë është përfshirë prej së premtes nga një mot i paqëndrueshëm me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.
Për pasojë nuk kanë munguar reshjet e herëpashershme të shiut, ndërsa në zonat malore ato kanë qenë në formën e dëborës.
Në zonën e Malësisë së Madhe, në Theth dhe Qafë-Thore, dëbora ka mbuluar rrugët, por pa shkaktuar deri më tani probleme me qarkullimin e automjeteve.
Era do të jetë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, ndërsa do të kapi një shpejtësi 12 deri në 19 metra në sekondë, duke bërë që valëzimi në detë të jetë i forcës 2 deri në 5 ballë.
Situata do të qetësohet të dielën, kur valëzimi në det pritet të jetë i forcës nga 2 deri në 3 ballë.