Dëgjuan të shtënat/ Banorët e “BBV” informohen për sulmin terrorist ndaj Top Channel

Jil
Jil
2 Min Read

Top Channel është tronditur nga sulmi terrorist që i mori jetën një prej punonjësve, rojës Pal kolës, por gjithashtu rrezikoi jetën e shumë të tjerëve.

Për transparencë, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi që ngjarjen e rëndë t’ua tregonte dhe banorëve, të cilët janë tashmë pjesë e Top Channel.  Përveç informacionit, moderatorja Arbana Osmani i siguroi se shtëpia e BBVIP është shtëpia më e sigurt dhe se ata nuk rrezikohen.

Ajo u ka komunikuar banorëve se nëse ndonjëri prej tyre ndjehet se nuk e përballon dot këtë rrugëtim në vazhdim, është i lirë që të vendosë të largohet.

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.”- u shpreh Arbana.

Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *