
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan mbrëmjen e sotme në Paskuqan. Burimet policore bëjnë me dije se gjatë një konflikti gruaja ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Paskuqan/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.
Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.