
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në momentin që e ka ndaluar policia, ai ka tentuar të korruptojë efektivët duke u ofruar një shumë para. Në këtë moment, të riut iu vunë prangat.
Policia e kryeqytetit informon se ‘respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri!
Së fundmi, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore 🚔 kanë ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur 🍻, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin ⚖️, por minon edhe besimin në institucionet tona.
Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit.