JiL.al - Jeto i Lumtur

Deklarata bombë e të penduarit të drejtësisë: Lista me armiqtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë vendosi që të fliste pasi e kishte nuhatur se ishte radha e tij për t’u vrarë, pasi sipas dëshmisë që ka dhënë në prokurori, Laert Haxhiu e kishte vënë në shënjestër.about:blank

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Laert Haxhiu, kishte futur në listë për të vrarë të gjithë personat që ishin pjesë e bandës së Aldo Bares dhe këdo që shoqërohej me familjarë të personave që ai kishte vrarë më parë dhe interesohej në polici për gjendjen e hetimeve.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se në këtë listë ishte Kujtim Vata, shok i ngushtë i Besnik Hidës, i mbetur i vrarë nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmeti në 1 Tetor 2019 në verandën e një lokali në Lushnjë.

Për vrasjen e Hidës, prokuroria e Fierit ka arrestuar në burgun e Drenovës, Orgest Bilbilin dhe ka shpallur në kërkim dy miqtë e tij, Laert Haxhiun dhe Ardian Ahmetin.

Para se të vritej Besnik Hida, daja i Zamir Latifit, i vrarë edhe ky në 2017 nga Laert Haxhiu, i kishte shkuar mesazhi përmes disa njerëzve të njohur në Lushnjë se:about:blank

“…është shprehur Laerti, për mua se nuk do e ha Vitin e Ri… më kanë dërguar haber, Laerti bashkë me Orgestin dhe Kaloshin…janë betuar se do më vrasin…”.

Dhe në fakt pa mbërritur data e Vitit të Ri, Besnik Hida është vrarë vetëm për shkak se ishte daja i Zamir Latifit dhe interesohej në polici dhe prokurori për fatin e hetimeve dhe kapjen e Laert Haxhiut.about:blank

Për të njëjtin shkak, në 20 prill 2022 në qytetin e Lushnjës Laert Haxhiu, së bashku me Artan Tafanin, Lulzim Arapin dhe Dorian Shurdhin, organizohen dhe qëllojnë me armë për të vrarë, Kujtim Meten.

Scroll to Top