Deklarata e fortë e avokatit të njohur: Vuçiç donte që të arrestohej

Jil
Jil
1 Min Read

Avokati Tomë Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç kishte veshur bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi s’është opsion”, me qëllimin e vetëm për të provokuar.

Gashi tha se vetë Vuçiçi do kishte dashur që policia e Kosovës ta arrestonte djalin e tij Danilo,pasi kështu do të mund të fajësonte Kosovën.

“Nuk është ndaluar 3 herë, por e kërkoi vetë Vuçiçi që tha që djali im është me këtë mbishkrim, ne jemi të gjithë njësoj, e madje kërkoi vetë që ta arrestonin.

Do donte ta fajësonte Kosovën me këtë, pavarësisht se policia jonë vepron njësoj pa marrë parasysh se çuni i kujt është i Vuçiçit apo Millosheviçit, kushdo që në manifestime  të tilla ka të veshura gjëra që provokojnë popullatën shqiptare, që janë luftënxitëse, kërkohet që ato të hiqen.

Kjo praktikë ndodh prej 24 vitesh. Nuk arreston njeri policia e Kosovës për një bluzë, ndaj djalit të Vuçiçit policia nuk u tregua as e mëshirshme e as e pamëshirshme”,-tha Tomë Gashi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *