Del emri! Ky është studenti që humbi jetën në aksidente

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë, në afërsi të Liqenit Artificial.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Arjan Shahaj, student i Akademisë së Sigurisë. Policia njofton se makina me drejtues Arjan Shahajn është përplasur me makinën me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, studenti i Akademisë së Sigurisë. Ndërkaq Y.R, i cili ndodhej në makinën tjetër është dërguar në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

‘Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *