Dera hapet me forcë, deputetët e PD-së përplasje me Gardën

Jil
Jil
1 Min Read

“Të kemi të qartë që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marrë fund”.about:blank

Me këtë urdhër nga Gazment Bardhi dhe fjalën e Sali Berishës se “nuk ka më paqe”, deputetët e PD-së shkuan për t’u futur me forcë në sallën ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që do të raportonte ministri Ervin Mete për buxhetin e vitit 2024.

Deputetët e PD-së u futën me forcë duke u shtyrë dhe përplasur me Gardën. Por Lindita Nikolla e zhvendosi mbledhjen në një tjetër sallë, ku opozitarët nuk u lejuan që të futen brenda duke e vazhduar raportimin e ministrit pa praninë e tyre.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *