Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Rripin e bllokuar të Gazës në 24 orët e fundit është rritur në 13,
Në lajmet në mediat izraelite thuhet se një tjetër ushtar izraelit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është vrarë në përleshjet në Gaza.
Në lajm thuhet se numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Gaza në 24 orët e fundit është rritur në 13.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ende nuk ka bërë një deklaratë për këtë çështje.
Ushtria izraelite njoftoi dje se dy ushtarë të saj u vranë në përleshjet në Gaza, kurse në deklaratën e bërë mëngjesin e sotëm, bëhet e ditur se nëntë ushtarë të tjerë izraelitë janë vrarë në përleshjet në Gaza.