Pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku foli për aferën e inceneratorëve, ka reaguar edhe avokati Genc Gjokutaj. about:blank
Përmes një postimi, Gjokutaj është shprehur se dëshmia e Ahmetajt përveçse vërtetoi simbiozën korruptive Qeveri – Bashki zbuloi edhe pjesën e errët të SPAK.
POSTIMI:
Deshmia e mbremshme e Arben Ahmetajt perballe super Çim Pekes ishte deshmi me e vlefshme se ajo e marre nga nje Prokuror! Sidomos ne çeshtjen e inceneratoreve ku SPAK rezulton ortak me fajtoret ne pikepamjen e fshehjes se provave!
Kjo deshmi asgjesoi propaganden Qeveritare & Co per Drejtesine e Re dhe pandeshkueshmerine!
Deshmia e mbremshme perveçse vertetoi simbiozën korruptive Qeveri – Bashki zbuloi edhe pjesen e erret te SPAK i cili eshte Tigri i egër ndaj Opozites dhe te pafajshmeve nga njera anë dhe Tigri prej letre ndaj Qeverise dhe Mafies prane saj nga ana tjeter!
Por deshmia pendese e mbremshme e Arben Ahmetajt ishte e paçmuar pasi u çorri masken atyre qe “ulerinin” për fakte ndaj Rames & Co dhe anatemonin Ahmetajn pse nuk fliste! Kur Ahmetaj foli edhe fort u fshehen apo u munduan ta nenvleftesonin deshmine e tij! Aq me teper Mediat e mjera prane inceneratorit inekzistent qe heshtjen e tyre nuk ja dedikuan mungeses se tij (inceneratorit) por frutave te ngrena prapa kurrizit te tutorit te tyre Kryeminister!