“Nuk është vërtetë që e kam dhunuar as psikologjikisht, as fizkisht bashkëshorten time”.
Kështu ka deklaruar përpara hetuesve 34-vjeçari, Asqeri Mandri, i cili akuzohet se dhunoi gruan e tij, të cilën prej disa muajsh e monitoronte me kamera sigurie brenda banesës në zonën e Kodër Institutit.
Digjet makina në Vlorë, policia nis hetimet
Të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, dy të arrestuar
8 këshilla për t’i ndihmuar fëmijët në mënyrë konstruktive
Horoskopi për ditën e sotme, 7 shkurt 2024
Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë hetimore, ku 34-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimet e gruas së tij që e kallëzoi në polici.
“Nuk është vërtetë që e kam dhunuar as psikologjikisht, as fizkisht bashkëshorten time. Ajo më ka kanosur me fjalë që do të më vejë tritolin. Arsyeja e vendosjes së kamerave është se në zonën ku banoj ka vjedhje të banesave. Unë kurrë nuk kam shfaqur shenja xhelozie ndaj saj. Kam kërkuar divorc nga ajo pasi marrëdhënia jonë është konsumuar”, tha ai.about:blank
Ndërkohë vetë e reja, në kallëzimin e referuar në komisariatin 3 ka treguar se konflikti mes çiftit ka nisur rreth 3 vite më parë për shkak të xhelozisë.
Ajo shton se teksa bashkëshorti i saj ishte në Gjermani e kërcënoi se do ta vriste.
“Kemi 12 vite martesë, ku deri para 3 vitesh nuk kemi patur asnjë konflikt. Më pas Asqeriu ka filluar të ushtrojë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj meje në sy të fëmijëve. Prej 1 viti ka emigruar në Gjermani dhe në mënyrë të vazhdueshme më ka kanosur se do të vij të të vras pasi është shumë xheloz. Më datë 4 Shkurt, erdhi fundi i durimit pasi ai u zgjua, më bërtiti, shau dhe kanosi me fjalë duke më thënë se do të më vrasë prindërit. Donte të më nxirrte nga shtëpia dhe kur i thashë se nuk kam ku të shkoj, më goditi me grusht tek krahu i majtë dhe më pas ndërhyri vjehrra që e mbajti”, tha ajo.
Disa orë pas këtij denoncimi vetë e reja hodhi poshtë këto akuza ku tha se kur ka bërë kallëzimin nuk ka qenë mirë.