Dështon seanca gjyqësore për shtetasin rus të akuzu

Jil
Jil
2 Min Read

Ka dështuar seanca e parë gjyqësore për shtetasin rus, Igor Kokunov, i kërkuar në vendin e tij për rreth 30 vrasje. Gjykata e Shkodrës ka vendosur të shtyjë për më 7 nëntor të këtij viti pasi avokati mbrojtës i Kokunov, Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë rus dhe kjo bie ndesh me të konventën ndërkombëtare.about:blank

Avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk parashikohet në ligjin shqiptar. Avokati deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë apo nga ministrisë i drejtësisë në Rusi. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka pasur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *