Detaje nga vrasja e babë dhe bir. I ati ishte kryeplak i fshatit

Jil
Jil
2 Min Read

Dukagjin- Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, ku u ekzekutuan me plumb babë e bir ka tronditur opinionin publik dhe jo vetëm Në momentin e ekzekutimit ata kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur një ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se 57-vjeçarit, Gjokë Gurra ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.

Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin, punë të cilën e bënin prej 15 vitesh.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Gurra atualisht shërbente si kryeplak i fshatit Bruçaj.

Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave.

Po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra janë ekzekutuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Lidhur me ekzekutimin e tyre, nuk është përjashtuar ende mundësia se babë e bir janë zënë në pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, ndërsa prej vitesh jetonin në qytetin e Shkodrës.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje.

Çfarë thotë policia?

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin një natë më parë, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë tek shtëpia e djegur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *