Detaje shokuese nga vrasja e Liridonës: Naimi ia siguroi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, ku Naim Murseli porositi vrasjen e gruas së tij, Lirdona Ademaj.

Ndërsa Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 3 autorët e krimit, Gjykata e Prishtinës deklaron në vendimin e saj se Naim Murseli i ka siguruar vetë armën e zjarrit të llojit pistoletë Granit Pllavës dhe të dy së bashku inskenuan grabitjen.

Në vendim thuhet se mbrëmjen e 29 nëntor rreth orës 20:25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, përpara automjetit të çiftit ka dalë Pllava me armë në dorë dhe i maskuar.

Sipas marrëveshjes paraprake, i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kishin dalë nga makina dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes gjoja, ndërsa në makinë ka mbetur e 30-vjeçarja, e cila është qëlluar nga afër me një plumb në qafë, plagë e cila ka qenë vdekjeprurëse për të. E gjithë marrëveshja është bërë për një shumë prej 30 mijë eurosh.

Ndërkohë, ende nuk dihet arsyeja se përse Murseli vendosi t’i merrte jetën bashkëshortes së tij!?

Scroll to Top