JiL.al - Jeto i Lumtur

Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga arrestimi i Vangjush

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Klodiana Lala sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” akuzat që ka prokuroria për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin sot GJKKO caktoi masën arrest me burg për dy akuza. Lala tha se Dako akuzohet për shpërdorim detyre për një pallat të ndërtuar në 2011, por që u dëmtua rëndë nga tërmeti në vitin 2019 dhe për të rehabilituar plazhin në Currila. Pallati i ndërtuar pa leje dhe kryetari bashkë me vartësit i dhanë mundësi që ta legalizojë, ndërsa për projektin në Currilla është tejkaluar shuma që duhej paguar.

“Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, është arrestuar për shpërdorim detyrë në dy episode. Episodi i parë është për një pallat në 2011 dhe për Promenadën, për të rehabilituar plazhin në Currila.

Sa i takon pallatit, SPAK nisi hetimet pas denoncimit të disa banorëve, që u prekën nga dëmtimi i pallatit të tyre në tërmetin e vitit 2019. Nga të dhënat, Fiqiri Farruku, në 2010 ka marrë leje për të bërë pallatin, që ishte me 7  kate. Më pas u mor një leje tjetër për papafingo. Leja u zbardh më 2014. Pronari, përgjatë vitit 2011 e kishte ndërtuar të gjithë pallatin. Prokuroria thotë: E kemi parë që pallati kishte përfunduar dhe se brenda tij kishin hyrë banorë. Ka dhe të dhëna përmes google earth.

Në momentin kur u zbardh leja, punonjësit e Dakos kanë bërë dokumente të falsifikuara, ku thuhej se: pallati i ka kaluar të gjitha procedurat. Ata nuk kanë bërë kolaudim. Krahas zotit Dako, prokuroria firmosi dhe 6 urdhra të tjera arrest me burg.

IKMT e bashkisë ka pezulluar ndërtimin dhe i ka në gjobë. Pavarësisht kësaj, Dako ka pranuar të gjitha dokumentet dhe pallati është legalizuar. Ky pallat është ndërtuar pa leje dhe kryetari bashkë me vartësit i dhanë mundësi që ta legalizojë.

Në rastin e dytë, bashkia kishte projekt të rehabilitonte zonën e Currilave, ta rehabilitonte. Zoti Dako përcaktoi një tender, se si do të bëhej ai plazh i zhvilluar. Me VKM të 1994, për një projekt-ide nuk mund të kushtojë më shumë se 25 mijë euro, ndërsa ky kushtoi 21 milionë lekë të reja.

Dako ka lidhur kontratën me kompaninë fituese dhe më pas duke qenë se pagesa do të bëhej me këste, KLSH ka bërë një auditim dhe ka dalë në konkluzionin që ky tender kishte shkelje. Është kërkuar nga KLSH që të merren masa, por ai ka vijuar që të thellojë dëmtimin, duke bërë pagesën në masën 40%.

Z. Dako dha disa alternativa, si garanci pasurore dhe bllokim të pasaportës për të mos dalë jashtë vendit, por nuk iu pranua. Ndërkohë për 2 persona, është dhënë liria, pasi një prej tyre ishte sëmurë dhe tjetra kishte sëmurë fëmijën”-tha Lala.

Scroll to Top