Një punëtor ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Tiranë teksa kryente punime në njërin prej komplekseve të shumta që po ndërtohen në zonën e Lundrës.about:blank
Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i cili ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën në spital pasi u dëgua atje me urgjencë.
Policia ka arrestuar drejtuesit teknik të punimeve në këtë kompleks.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital”.