Detaji tronditës/ Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, adoleshentët paguan mësuesin nga 100 lekë për t’i çuar në qytet

Jil
Jil
2 Min Read

Gramsh- Detaje tronditëse janë zbuluar nga vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh. Sipas dosjes, ditën që ndodhi ngjarja, tre adoleshentët Xh.Ç, K.M dhe O.Ç kanë paguar me nga 100 lekë të reja secili mësuesin e tyre, Erjol Bici që t’i çonte me makinën e tij në Gramsh ku po i priste shoku i tyre, E.K. Por mësuesi nuk dinte asgjë rreth planit të tyre.

Kyi fundit, mbante një thikë në dorë. Adoleshentët janë bërë të gjithë bashkë e më pas kanë takuar një tjetër, të identifikuar me inicialet Q.S me të cilin O.Ç dhe E.K kishin pasur një konflikt 5 muaj më parë.

Aty ka nisur sherri, fillimisht me fjalë. O.Ç., dhe shokët e tij kanë rrethuar katër adoleshentët dhe kanë nisur të zihen. Pjesë e tyre kanë qenë dhe Fatjon Bici e Marko Liçi. Nga ky sherr, Bici mbeti i vrarë, ndërsa Liçi u plagos./noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *