JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhjetra të vdekur nga shpërthimi në kampin e refugjatëv

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhjetra vdekje janë raportuar sot pasdite nga një shpërthim në kampin e refugjatëve Xhabalia në veri të Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se të paktën 50 njerëz janë varë nga shpërthimi për të cilin tha se erdhi nga një sulm ajror i Izraelit.Ky i fundit ende nuk ka komentuar, sipas rrjetit BBC.Mëngjesin e sotëm Izraeli tha se ka goditur 300 objektiva në Gaza gjatë natës, teksa vazhdon sulmet ajrore dhe offensivën tokësore ndaj qytetit.Ushtria tha se efektivë të saj ishin sulmuar nga “terroristë” me automatikë dhe mjete anti-tank.Izraeli thotë se po bombardon Gazën që prej sulmit të Hamas më 7 tetor ku u vranë më shumë se 1000 izrelitë dhe shton se më shumë se 200 janë marrë peng.Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se më shumë se 8,500 njerez janë vrarë që prej nisjes së sulmeve izraelite tre javë më parë. Kampi i Xhabalia në veri të Gazës është më i madhi i tetë kampeve të refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës.Refugjatët kanë nisur të vendosen në këto kampe që prej krijimit të Izraelit në 1948 dhe ato përbëhen nga ndërtesa rezidenciale.Xhabalia ka 16 ndërtesa shkollore, dy qendra shëndetësore, një qendër të shpërndarjes së ushqimit dhe shtatë puse uji, shkruan BBC. Kampi i Xhabalia ashtu si dhe kampi i Shati janë në zonat që Izraeli ka urdhëruar të evakuohen.Fotot e agjencisë Reuters tregojnë sesi kampi i Xhabalia duket tashmë i rrafshuar nga bombat. Shumë imazhe janë tepër të rënda për t’u publikuar, por ato tregojnë krateret e shpërthimeve dhe rrënojat e ndërtesave rezidenciale të shpërndara kudo.

Scroll to Top