Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, rimerret në pyetje edukatorja

Jil
Jil
3 Min Read

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Mjalinda Dehimna, insiston se 3-vjeçarja e ka dëmtura vetë këmbën në hapësirat e krevatit dhe se ajo nuk e ka prekur. Majlinda Dehima u arrestua ditën e djeshme, 9 Nëntor, pas kërkesës së Prokurorisë për masën “arrest me burg” për veprën penale “keqtrajtim i të miturit”.

Edukatorja akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, duke i thyer asaj këmbën. Pavarësisht publikimit të pamjeve, edukatorja i ka qendruar sërish deklaratës të bërë pak ditë më parë, ku shprehet se vazja e ka dëmtuar vetë këmbën.

“Si çdo ditë e hap kopshtin rreth orës 07:00, ndërsa fëmija i mitur ka ardhur në orën 09:03 minuta. Fëmija ka vazhduar aktivitetin e shkëputur nga grupi pasi ajo nuk ka dëshirë të rrijë në grup. Pasi ka ngrënë drekën e kam dërguar në dhomën e gjumit. Gjatë kohës që është shtrirë për gjumë ka kërcyer në krevat dhe ka përplasur këmbët në ndarjen e krevateve. Rreth orës 15.00 shkova ta zgjoja nga gjumi, këmba i ishte ënjtur” mësohet  se ka deklaruar edukatorja.

Në lidhje me rastin po hetohen edhe pronarët Dritan e Entela Danushi pasi kopshti ishte i paregjistruar. Emisioni investigativ “Stop” publikoi tre ditë më parë pamjet e tmerrshme ku 3-vjeçarja shihej teksa dhunohej në kopshtin privat në Tiranë “Stinët” nga edukatorja. Edukatorja Majlinda Dehima shfaqej teksa dhunonte të miturën derisa e vogla përfundoi me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.about:blank

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Ministria e Arsimit të cilët pas verifikimeve të bëra rezultoi se kopshti “Stinët” ishte i palicensuar. Si rjedhojë u bë i mundur edhe mbyllja e këtij kopshti ku dhe ndodhi ngjarja.

Një ditë pas publikimit të skandalit, një tjetër video u publikua nga emisioni investigativ “STOP”. Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në dhomën e fjetjes së kopshtit u pa qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores ndaj të miturës, ku nuk kursehet aspak, deri në përdorimin e fjalëve si “sharabajgë”. Për rastin po hetohen edhe pronarët Dritan e Entela Danushi pasi kopshti ishte i paregjistruar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *