Një futbollist i ekipit të futbollit Shënkolli në Lezhë u vu arrestua nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj arbistrit gjatë ndeshjes.
Në pranga u vu shtetasin B. Z. 31 vjeç, banues në Lezhë pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Shënkolli”-“KF Sopoti”, në stadiumin e Shënkollit, ka dhunuar fizikisht arbitrin e ndeshjes, shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spital për asistencën e nevojshme mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.