Dhunohet administratori i një portali në Tiranë

Jil
Jil
1 Min Read

Administratori i një portali është dhunuar këtë të martë nga disa persona të paidentifikuar. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Gj. Z., i cili është goditur me sende të forta në rrugën “Bardhok Biba”. Administratori I portalit është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, si dhe zbardhjen e shkaqeve të dhunimit.

“Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *