Dhunoi dhe mbajti peng gruan e tij për dy vite, reagon

Jil
Jil
1 Min Read

Aurel Kurti, i cili u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten e tij 22-vjeçare Dafina, në banesën e tyre në Volos, është shprehur se nuk e ka mbajtur të burgosur.

I riu shqiptar ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së publikuar në media, e cila pati një ndjeshmëri shumë të madhe.

Siç raporton Protothema, i riu e ka konsideruar gënjeshtër të gjithë ngjarjen, ndërkohë që ka dhënë arsyetimin e tij mbi situatën.

“Është gënjeshtër, nuk e kam mbajtur të burgosur. Ajo donte që të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin edhe kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm sepse donte të largoheshim” , tha 28-vjeçari.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *