Dhunuan në mënyrë brutale 44-vjeçarin në Kavajë, arrestohet

Jil
Jil
2 Min Read

Është arrestuar një prej autorëve që dhunoi mbrëmjen e djeshme 44-vjeçarin Zenel Lushkja në Kavajë.

Policia kan joftuar se në pranga ka rënë 23-vjeçari Danjel Habibi, teksa në kërkim vijon të jetë 35-vjeçari me inciale Q.B.

Më herët u publikua dhe video e konfliktit, ku shihet se dy të rrinjtë e dhunojnë 44-vjeçarin me grushte dhe shkopa bejsbolli, teksa ai është brenda makinës së tij.

Goditi me sende të forta 44-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Z. L., 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 23 vjeçabout:blank

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Z. L., si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin.

44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *