Në një vit që për më shumë se çdo gjë u fol për luftën, bota humbi disa artistë me famë botërore. Këngëtarja Sinead O’Connor dhe diva Tina Turner, ylli i “Friends” Mattheë Perry dhe Michael Gambon, personazhi i profesor Dumbledore shumë i dashur tek saga Harry Potter ishin mes yjeve që u shuan gjatë vitit 2023 duke trishtuar miliona fansa në mbarë botën. Por kontributet e tyre në industrinë e argëtimit janë ngulitur përgjithmonë në zemrat e publikut.
Në 21 korrik të këtij viti u shua në moshën 96-vjeçare legjenda e xhazit, Tony Bennett. Këngëtari amerikan me zë të mëndafshtë dhe të sofistikuar, i cili fitoi 18 çmime Grammy dhe miliona fansa, ndërroi jete në moshën 96-vjeçare.
Stili unik vokal i Bennett i dha atij reputacion te veçantë si këngëtar. Miku i tij i vjetër Frenk Sinatra e quante atë një kampion. Artisti amerikan ishte në krye të klasifikimeve prej shtatë dekadash. Ai fitoi Grammy-në e tij të parë në vitin 1962, duke fituar tre çmime për këngën e tij “I Left My Heart in San Francisco” nje hit i padiskutueshëm qe pëlqehet shume nga publiku. Pesëdhjetë e tre vjet më vonë, Bennett fitoi Grammy-në e tij të 18-të dhe të fundit për “The Silver Lining: The Songs of Jeremi Kern” për të përfunduar një seri me rëndësi të dukshme muzikore.
Në vitin 2021, Tony Bennett dhe familja e tij njoftuan se këngëtari u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit. Në fakt Bennett u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2016, por publiku nuk ishte në dijeni të shëndetit të tij, sepse ai vazhdoi të performonte në skenë pa e zbuluar sëmundjen.
Pavarësisht se fitoi gjate karrierës çmime prestigjioze, ai punonte me ore të tejzgjatura në studion e regjistrimit. Bennett shpesh thoshte se nuk kishte punuar kurrë një ditë në jetën e tij, sepse adhuronte te performonte ne skene per publikun.