Digjet automjeti në parking, merr flakë edhe një tjetër makinë

Jil
Jil
1 Min Read

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Velipojë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën nr. 9, Velipojë, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.about:blank


Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *