JiL.al - Jeto i Lumtur

Digjet një makinë pranë Rinasit, ja dyshimet e policisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Një makinë është gjetur e djegur në Rinas menjëherë pas atentatit në Lezhë , ku u ekzekutua me armë zjarri Eno Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra në muajin prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Paraprakisht dyshohet e makina e djegur i përket autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në atentatin e kësaj të shtune.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:30 minuta të së shtunës ( 2 dhjetor 2023) në dalje të qytetit të Lezhës, përballë ujësjellësit.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin” informoi mbrëmjen e sotme policia e Lezhës.

Atentatorët nga një makinë tjetër kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj fuoristradës së bardhë ML të Eno Nikulajt. Ky i fundit është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore ku dhe ka ndërruar jetë,

Scroll to Top