Digjnin automjete me zjarr dhe vidhnin banesa, kapet

Jil
Jil
2 Min Read

Ka vijuar edhe sot operacioni policor i koduar “Polinomi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për zbardhjen e 8 ngjarjeve kriminale në fushat e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës, të kryera gjatë vitit të fundit, nga 5 shtetas që vepronin si grup.

Bashkautor për djegien e 4 automjeteve dhe për kryerjen e 6 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe në Shkodër, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

3 shtetas të tjerë të implikuar në këto ngjarje kriminale, u vunë në pranga dje, gjatë operacionit “Polinomi”.

Policia e Shkodrës njofton se ‘si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Polinomi”, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, shtetasi i shpallur në kërkim K. D., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *