Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Je paragjykues
Të jeni paragjykues e ta bëni shpesh derisa t’ju kthehet në zakon mund t’ju ulë shumë pikë madje t’ju bëjë edhe objekt “shakaje”. Të gjithë sillemi ndrshe në varësi të situatës aktuale që mund të jemi duke kaluar ose personave që kemi afër Kjo është një arsye pse paragjykimi i njerëzve nuk është një ide e mirë.
Kujtoni për këtë para se të paragjykoni dikë, ju nuk keni si ta dini se cfarë problemesh ka personi tjetër apo gjëndjen e tij shpirtërore.
Të jesh negative gjatë gjithë kohës
Kohët e fundit personat me sjellje dhe mendime positive janë duke u shtuar (falë Zotit), pavarsisht se cdo njëri ka probleme. Duket sikur cdo ditë e më shumë persona po kuptojnë se pozitiviteti tërheq pozitiivit dhe e kundërta negativitetin. Mos u bëni këta të fundit.
Energjia e mirë dhe e keqe janë ngjitëse, ju kë do të zgjidhnit?
Mungesa e taktit
Thënia e diçkaje në momentin e gabuar mund të shkaktojë goxha dramë, dhe kjo na ka ndodhur të gjithëve të paktën një herë. Mungesa e taktit është diçka tjetër.
Kjo ka të bëjë kur shakatë kalojnë kufirin e mirësjelljes (të gjithë kemi nga ata miq me të cilët e shprehim dashurinë duke i ‘sharë’ ), kur prekim dikë në plagë dhe përdorim dobësitë e njerëzve që njohim për të fituar në një argument të caktuar.
Të jetojmë në realitetin virtual
Një nga përkufizimet e gjeneratës sonë është ‘gjenerata e kokë-përkulurve’. Ne ecim, udhëtojmë, komunikojmë me sytë poshtë në ekranin e telefonit. Të gjithë kemi përjetuar një dalje me shoqërinë e në vend që të flasim, fillojmë merremi me jetën tonë virtuale. Madje disa persona kanë tendencë të propagandojnë një jetë komplet ndryshe në rrjetet sociale, e prezantojnë veten ndryshë nga ç’janë realisht, më të lumtur nga ç’ndihen, më të zgjuar nga ç’janë.
Të jeni në qëndër të bisedës
Të vendosni veten në rradhë të parë është e rëndësishme për t’u bërë një individ i suksesshëm dhe i kënaqur me veten. Gjithsesi kujdes, para se të vendosni veten në qëndër të bisedës e të mos dëgjoni të tjerët kur flasin për problemet, opinionet apo historitë e tyre, konsideroni idenë të ndërroni miqtë tuaj me një pasqyrë.
Të merrni gjithçka shumë seriozisht
Sa herë keni menduar e stërmenduar një fjalë të thënë nga dikush, një shaka që ndoshta ju preku pak apo një batutë. Kini parasysh se jo gjithmonë njerëzit i thonë gjërat me tendencë për t’ju bërë të ndiheni keq apo për t’ju vënë në lojë. Mos analizoni cdo fjalë sepse në rradhë të parë krijoni frustrim e në rradhë të dytë kjo reflekton pasiguri dhe dobësi.
Të mos jeni të përpiktë
Kjo përfshin jo vetëm të mos qënurit në kohë. Një person i përpiktë e mban fjalën dhe premtimet që bën pavarsisht rrethanave. Të mos jesh në gjëndje të shkosh në kohë në një takim i bën miqtë tauj nervoz dhe të predispozuar për të mos bërë më plane me ju.
Të ktheheni në një të fiksuar pas punës
Nuk ka asgjë më të mirë sesa të dashuroheni me punën tuaj dhe ti dedikoheni asaj. Çfarë duhet të kuptoni është se çdo gjë ka masë. Puna ka rëndësinë e saj, por ndërkohë duhet edhe ti kushtoni edhe rëndësi familjes dhe shoqërisë. Miqtë mund t’ju kuptojnë për disa kohë, por jo përgjithmonë.