
Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë një moment të ëmbël e plot emocione në “Instagram”, ku shihet me mikeshën e saj të ngushtë, Liesën dhe dy vajzat e vogla të tyre.
Të veshura me fustane të bardha dhe të rrethuar nga dashuria, dy nënat duken të lumtura dhe krenare teksa rrisin së bashku vajzat e tyre.
Një dedikim i ndjerë për miqësinë që ka kaluar nga adoleshenca në amësi:
“Nga barku i shtatzënisë te përqafimet e foshnjave. Kemi ëndërruar së bashku, jemi rritur së bashku, dhe tani po rrisim qenie të vogla krah për krah. Disa miqësi kthehen në familje, e pastaj në skuadra mamash”.