Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka reaguar në lidhje me temperaturat e larta të ditëve të fundit.
Sipas SHMU, dita e djeshme ka qenë dita më e nxehtë e 30 viteve të fundit pasi është thyer rekordi i vitit 2007 ku temperatura më e lartë e regjistruar ka qënë 42.8°C në Kuçovë.
Por ky rekord u thye ditën e djeshme pasi në Kuçovë termometri regjistroi vlerën 44.0°C, ndërsa për Tiranën temperatura më e lartë ndër vite ka qënë 42.2°C dhe ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 43.0°C.
Por ditën e djeshme temperatura më e lartë ndër vite u regjistrua edhe në Elbasan me 43.2°C , Vlorë me 42.2 dhe Durrës me 41.0°C.
Por me ditën e djeshme është mbyllur vala e të nxehtit pasi sot moti ka pësuar një kthesë ku të pranishme janë masat ajrore relativisht të paqëndrueshme. Edhe ditën e nesërme vendi ynë do të ketë mot me altrenime vranësirash dhe kthjellime.