Greqia po përjeton momente të vështira për shkak të zjarreve që janë në disa zona të vendit. Fatkeqësisht nuk kanë munguar as viktimat. Së fundmi dy trupa të karbonizuar u gjetën në zonën e Volos, në veri të Athinës.about:blank
Sipas mediave lokale trupi i parë u gjet në një stan të djegur në zonën Ajos Jogjios në Feres të Volosit. Trupi i dytë u gjet në zonën Horostasi në Volos. Viktima ishte një grua e moshuar, e cila u dërgua në spital pa shenja jete.
Deri më tani ka shkuar në 5 numri i viktimave nga zjarret në Greqi. Vetëm një ditë më parë dy pilotë humbën jetën teksa tentuan të fiknin zjarret, ndërsa një bari u gjet i karbonizuar pak ditë më parë.