Ditë dramatike për Greqinë, ekspertët: Dekada për rigjenerim

Jil
Jil
3 Min Read

Situata e zjarreve në Greqi edhe pse më e qetë vijon të jetë shqetësuese në ditën e tetë të tyre! Mijëra hektarë janë shkrumbuar deri tani, shumë prej tyre në parqet kombëtare. Ekspertët kanë vlerësuar se dëmi në ekosistem është dramatik dhe se do të duhen disa dekada për tu rigjeneruar!

Greqia vijon të përballet me zjarret të cilat kanë shkrumbuar deri tani mijëra hektarë, dhe i kanë dhënë një goditje të madhe ekosistemit!

Shumica zjarrëfikësve janë përqëndruar në verilindje të shtetit, në rajonin Evros, që gjendet në kufi me Turqinë. Zjarret në këtë rajon shpërthyen tetë ditë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi.

Rreth 74.000 hektarë tokë janë djegur në këtë zonë, 13.000 vetëm në parkun kombëtar Dadia, kanë raportuar mediat greke. Komisioni Evropian ka thënë se ky është zjarri më i madh i përhapur në një zonë në historinë e Bashkimit Evropian.

Situata sipas Zjarrfikësve, është më e mirë dhe e përmirësuar ndjeshëm në krahasim me ditët e shkuara.

Fronti më aktiv ndodhet në zonën më të gjerë të Leptokarya Evros.

Forcat e Zjarrfikësve kanë luftuar gjatë gjithë natës për të ndalur çdo rindezje në të gjitha frontet e zjarreve që kanë ndodhur. 

Në total po operojnë 260 zjarrfikës me 13 grupe repartesh këmbësorie, 77 automjete dhe nga ajri 4 avionë dhe 4 helikopterë. Asetet ajrore pritet të përforcohen me 4 avionë të tjerë.

Autoritetet helene kanë lëshuar alarmin për 4 rajone, të cilat janë më të rrezikuara, dhe ku priten që orët në vijim të jenë dramatike.

Ekspertët kanë thënë  se ajo që u shkatërrua në vetëm gjashtë ditë do të marrë dekada për t’u ripërtërirë.

Një rast i tillë është pylli i Dadias në Greqinë verilindore, shkalla e shkatërrimit të të cilit ende nuk është vlerësuar plotësisht pasi zjarri ishte ende i ndezur.about:blank

 “Askush nuk mund të thotë me siguri se si do të duket e nesërmja. Është shumë herët dhe shkatërrimi është i përmasave të mëdha, do të thoja të paimagjinueshme”, thotë Georgia Alexopoulou nga Shoqata Ornitologjike Helenike.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *