JiL.al - Jeto i Lumtur

Djali adoleshent u nxjerr organin vajzave, babai i tyre vret

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Krim i rëndë në SHBA. Një burrë nga Idaho që akuzohet se ka vrarë me armë katër fqinjë të tij tha sot se “i humbi mendja” pasi një nga viktimat

31 vjeçari Majorjon Kaylor, u arrestua dhe akuzua për katër vrasjet, teksa përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për masakrën e dy ditëve më parë.

Pak pas orës 19.00 të së hënës, policia ishte njoftuar se disa njerëz ishin qëlluar me armë në një kompleks banimi në Kellogg, Idaho, që rezultuan katër anëtarë të një familjeje.

Policia identifikoi viktimat si Kenneth Guardipee, 65 vjeç, bija e tij Kenna Guardipee, 41 dhe dy djemtë e saj Devin Smith, 18, e Aiken Smith, 16 vjeç.

Kaylor, jetonte në të njëjtën njësi banimi me viktimat dhe u arrestua pak pas ngjarjes si autor i dyshuar.

Policia tha se një javë më parë ishin paraqitur për një incident ku bashkëshortja e Kaylor, Kaylee Kaylor, deklaroi se Devin Smith kishte dalë para dritares së tij duke u masturbuar, kur ajo dhe të bijat ishin jashtë duke luajtur.

Në rastin fillestar nuk ishin bërë arrestime, por prokurorët kishin kërkuar ngritje akuzash ndaj Smith për ‘ekspozim të turpshëm’, por kjo nuk kishte ndodhur dhe rasti nuk ishte bërë publik.

“Ne u paraqitën në vendngjarje dhe i dorëzuam prokurorit dokumentet për akuzën. Ne bëmë gjithçka mundëm, askush nuk mund të parashikonte diçka të tillë”, tha kreu i policisë së Kellogg, Paul Twidt, duke folur për incidentin.

Dy viktimat e rritura ishin gjetur me plagë arme në kokë. Aiken Smith ishte qëlluar nga afër, dhe Devin disa herë po ashtu nga afër.

Para vrasjeve Kaylor dhe gruaja e tij kishin bërë debat me nënën e Smith për sjelljen e tij dhe sipas rrjetit NBC News, Kenneth Guardipee nuk i merrte seriozisht pretendimet e fqinjeve.

Kaylor u tha hetuesve se ishte bërë “dyshues dhe i shqetësuar për fëmijët e tij,” duke thënë se Smith i persekutonte vajzat e tij me “akte lakuriqësie,” sipas rrjetit vendas KXLY.

Prokurori Ben Allen e quajti krimin “të tmerrshëm,” duke thënë se një prej viktimave ishte i mitur dhe se Kaylor kishte pranuar vrasjet.

Scroll to Top