JiL.al - Jeto i Lumtur

Djali i Belerit zbulon arsyen kryesore pse i mbështet Greqia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, foli në një intervistë për Euronews Albania në lidhje me arestimin e të atit dhe përplasjen politike mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me rastin.about:blank

Petro Beleri fillimisht u ndal tek zgjedhja e babait të tij për të garuar për Himarën.

Ai tha se ishte opozita e bashkuar ajo që i besoi Belerit garimin në qytetin bregdetar, duke parë dhe mbështetjen që ai gëzonte në zonë.

“Ka qenë opozita e bashkuar ajo që e zgjodhi dhe e vendosi si kandidatur babain tim dhe në 2015-ën dhe në 2019”, tha ai.

Petro Beleri u pyet dhe nëse ka pasur kërcënime ndaj familjes së tij, gjatë fushatës elektorale ose më pas.

Ai theksoi se në jetën reale nuk kanë pasur kurrë kërcënime, përveç komenteve negative në rrjete sociale.

“Gjatë fushatës ne nuk kemi pasur kërcënime, është tjetër pamja që shfaqet në televizione dhe tjetër pamja që ne kemi në Himarë dhe Shqipëri, apo kudo ku shkojmë. Kërcënime në media sociale kemi pasur, por në jetën reale asgjë nuk ka qenë e vlefshme. Jetojmë në harmoni të plotë”, tha Beleri.

Ai nënvizoi gjithashtu dhe mbështetjen e Athinës për rastin e babait, ku tha se kryeministri Mitsotakis e njeh personalisht të atin.about:blank

Sipas tij, interesi i shtuar i Athinës vjen për shkak se ata janë qytetarë grekë.

“Natyrshëm që po kemi pasur mbështetjen e Athinës. Këtu madje lidershipi politik ka treguar interes për këtë çështje, pasi ne jemi qytetarë grek. Në Himarë nuk jeton vetëm komuniteti shqiptar por dhe komuniteti grek. Ju duhet ta perceptoni se kjo gjë është e vetëkuptueshme. Zoti Mitsotakis ka ardhur më 22 dhjetor në Himarë, na ka vizituar, na ka takuar nga afër dhe e ka takuar personalisht tim atë. Ju e kuptoni se ai nuk mund t’i pranojë disa gjëra.about:blank

Sigurisht që duhet të jemi vende mike, por kjo gjë duhet të zgjidhet. Familja evropiane ka disa rregulla ashtu edhe fqinjësia e mirë ka disa regulla. Për marrëdhëniet mes dy qeverive nuk dua të bëj asnjë koment”, tha ai.

Scroll to Top