Djali i politikanit kalon me semafor të kuq, vdesin 5 vajza (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

SHBA- Aksident tragjik në SHBA. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e aksidentit fatal në Minneapolis të SHBA- së të premten mbrëma ku pesë vajza të moshës 17 deri në 20 vjeç humbën jetën.

Në imazhet e publikuara shihet momenti kur një makinë tip fuoristradë kaloi me semafor të kuq dhe përplasi makinën në të cilën ndodheshin vajzat.

Sipas ‘New York Post’, vajzat po përgatiteshin të shkonin në dasmën e një miku të tyre dhe në momentin e aksidentit po ktheheshin nga një qendër tregtare ku kishin shkuar për të blerë veshjet e dasmës.

Mësohet se makina drejtohej nga 27-vjeçari Derrick John Thompson, djali i një politikani, i ish-deputeti të shtetit të Minesotës, John Thompson, aktivist Black Lives Matter. 27-vjeçari Derrick John Thompson, i cili kishte tejkaluar shpejtësinë me 64 km/h në rrugën ku ndodhi aksidenti. Ai tentoi të arratisej në këmbë por u arrestua pak kohë më vonë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *