Djali i saj vrau një 55-vjeçar, BIRN: Arrestimi i të riut vë në

Jil
Jil
2 Min Read

Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitu (Meta) u arrestua të hënën me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, pasi dyshohet se goditi me grushte që i sollën vdekjen 55-vjeçarin Armando Meshau. Zyrtarisht policia njoftoi se mes dy personave pati një përplasje për “motive të dobëta”, por oficerë në dijeni të hetimit i thanë BIRN se Meta dyshohet të kishte shërbyer si sekser për viktimën për një problem me pronat që ky kishte në Vlorë dhe se Meshau nuk i kishte dhënë shpërblimin.about:blank

BIRN mësoi nga grupi i hetimit se Meta dyshohet se ka përdorur emrin e së ëmës, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të nxjerrë përfitime, duke pretenduar se mund të zgjidhte probleme të pronave. Në rastin që solli konfliktin,  Armando Meshau viktima, pretendonte se e kishte gjetur vetë dakordsinë me palën e tretë dhe kishte refuzuar t’i kalonte Metës një apartament që do ishte pagesa e tij për ndërmjetësimin.

Kjo solli përplasjen në një kancelari dhe pas debatit me fjalë, dy personat janë qëlluar me grushte që sollën rrëzimin dhe më pas vdekjen e Meshaut.

Oficerë të policisë në dijeni të hetimit thanë se Meta e ka mohuar këtë. Ai ka pretenduar se ka qëlluar me grushte Meshaun për tu vetëmbrojtur dhe se kishte qenë ndërtuesi që e kishte sharë dhe qëlluar i pari.

Por arrestimi i Metës dhe akuzat se ai ka përdorur emrin e nënës, vënë në vështirësi anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.about:blank

E pyetur nga BIRN Mimoza Koçiu, këshilltare për mediat pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, tha se ata po e ndiqnin rastin. “Kjo çështje është në ndjekje nga ILD”, tha Koçiu.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *