Dje Iu Arrestua Bashkëshortja për kultivim Kanabisi, sot

Jil
Jil
1 Min Read

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Bratosh”. Kishte përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tij, për tharjen e bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim ditën e djeshme.

Dje, gjatë operacionit, u arrestua bashkëshortja e 29-vjeçarit Armando Vulaj, Vilma, dhe u sekuestruan 13 kg cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, me qëllim ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 20.10.2023, në kuadër të operacionit policor anticannabis, të koduar “Bratosh”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapën dhe ndaluan shtetasin A. V., 27 vjeç.

27-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, e arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Bratosh”, kishin përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tyre, për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Policisë sekuestruan nga ky ambient, 13 kg bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *