Djegia e Kuranit në Stokholm/ Tensionohet situata, Iraku bën

Jil
Jil
1 Min Read

Djegia e Kuranit nga dy persona në Suedi ka irrituar botën myslimane, nga ku ka pasur reagime dhe masa të ndryshme në lidhje me këtë veprim.

Ky veprim diskriminues provokoi qindra protestues të cilët sulmuan ambasadën suedeze në kryeqytetin irakian.

Iraku ka dëbuar ambasadorin suedez këtë të enjte në shenjë proteste ndaj djegies së planifikuar të Kuranit.

Qeveria irakiane dënoi ashpër djegien e ambasadës suedeze, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit irakian Mohammed Shia Al-Sudani, e cila e shpalli atë një shkelje të sigurisë dhe u zotua të mbronte misionet diplomatike.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se Bagdadi do të tërheqë gjithashtu të ngarkuarin me punë në Suedi.about:blank

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se stafi i ambasadës ishte i sigurt, por se autoritetet irakiane kishin dështuar në përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur ambasadën në përputhje me Konventën e Vjenës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *