JiL.al - Jeto i Lumtur

Djemët shqiptarë tregojnë disa nga gjërat që i bezdisin më shumë te vajzat….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shumë gjëra, të cilat vajzat i konsiderojnë normale ose i bëjnë shpesh, me ose pa qëllim, mund të jenë acaruese për djemtë. Le ta pranojmë që ndonjëherë e shohim botën ndryshe dhe mirë bëjmë. 

Margò, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratorja e Instagramit të Anabel, pyeti djemtë se “çfarë është diçka (veprim, reagim, fjalë ose çfarëdo gjëje tjetër) që gocat e bëjnë zakonisht dhe mund t’u duket normale, por që ju e shihni si acaruese?”. Ja si u përgjigjën disa:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

1. Kur flasin me kunja.

2. Kur më ngacmon gjërat personale.

3. Kur e lë shtëpinë rrëmujë.

4. Kur vonohet gjoja do të bëjë makeup dhe si përfundim del pa makeup.

5.  Më acarojnë kur bërtasin ose flasin me tonin e lartë.

6. Flokë, flokë, flokë kudo.

7.  Nuk duroj dot kur kërkon shumë detaje.

8. Acarohem kur pyesin shumë.

9. Nuk më pëlqen kur flasin si fëmijë.

10. Kur mërziten dhe i pyet “çfarë ke?” dhe thonë “asgjë”.

11. Kur prekin flokët në çdo moment.

12. Kur i bëjnë thonjtë si kthetra shqiponje.

13. Kur bëjnë video këngësh dhe shtrëmbërojnë fytyrën.

14. Kur veshin fund xhins në plazh.

15. Kur në debat thonë “pa lidhje”.

16. Urrej kur më merr posta çdo ditë në telefon dhe duhet të marr gjërat që ajo ka porositur.

17. Acarohem kur thotë “ëhë”.

18. Kur vendosin makeup në plazh.

19. Kur bëjnë shumë foto, në çdo vend dhe kënd të mundshëm.

20. Kur nuk vendosin se çfarë do porosisin. Pret kamarieri në këmbë ndërkohë.

21. Kur më pyet për thonjtë, gjoja merr mendim se gjithmonë i bën ndryshe nga modeli që zgjedh unë.

22. Kur thotë gjithmonë “Nuk e diii” sa herë e pyes se “ku mendon të shkojmë”. Nuk vendos kurrë!

23. Acarohem kur më zgjon nga gjumi me zhurmën që bën çdo mëngjes. Edhe nuk e pranon që bën zhurmë!

24. Kur hiqet sikur nuk është e mërzitur pasi e ke pyetur 100 herë nëse është mërzitur dhe pastaj dërgon një mesazh të gjatë.

25. Më bezdis fakti që nuk e pranon kurrë që e ka gabim.

26. Kur “qan” çdo mëngjes se nuk ka çfarë të veshë. Një muhabet çdo ditë.

27. Kur përplas derën e makinës!!!

28. Më acaron fytyra që bën kur lyen qerpikët.

29. Kur luan me flokët kur është në gabim.

Jeto I Lumtur

Më Të Lexuarat

Scroll to Top